Task-Forca ndërministrore për përmirësimin e cilësisë së ajrit në takimin e tretë, mori vendim të dërgojë në qeveri për miratim projektligjin për mos përdorimin e thëngjillit në institucione publike. Po ashtu kjo Task-forcë përmes një projekti do të vendose softuerë dhe pajisje në qytete të ndryshme të cilat do të tregojnë shkaktarët e ndotjes se ajrit, shkruan TRT.
Ushtruesi i detyrës se ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, theksoi se presin nga qeveria miratimin e Projektligjit për mos përdorimin e thëngjillit në institucione publike.
Qytetarët gjatë ditëve në vijim do të pajisen me broshura të ndryshme të cilat pritet të rrisin vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e ajrit.