Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 5 persona të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.487 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 342 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 59.646.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.926 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë testuar gjithsej 229.408 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 235 pacientë të ri të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve nga virusi deri më tani ka arritur në 51.948 raste.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë aktualisht është 6.211.