Kosova nuk pranohet në Interpol

Kosova nuk arrin të marrë votat e mjaftueshme për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL)

Kosova nuk arrin të marrë votat e mjaftueshme për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), raporton Anadolu Agency (AA).

Në Asamblenë e 87-të të Përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) e cila po zhvillon punimet që nga 18 nëntori në Dubai, sot u votua mbi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Në raundin e parë të votimit votuan 154 vende, prej tyre, 76 për, 56 kundër ndërsa 22 kanë abstenuar.

Ndërkaq as në raundin e dytë Kosova nuk arriti të marrë numrin e duhur të votave, të cilës i nevojiteshin të sigurojë 2/3 e votave të shteteve të pranishme.

Kosova kishte aplikuar edhe 3 herë për anëtarësim në INTERPOL, në vitet 2010, 2015 dhe 2017.

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it do të vazhdojë edhe nesër, ku pika kryesore e rendit të ditës në këtë mbledhje do të jetë zgjedhja e kryetarit të kësaj organizate.