Kosova në festë, nderon Fadil Vokrrin me fitore ndaj Ishujve Faroe

Kosova e përuron me një fitore shumë të rëndësishme stadiumin “Fadik Vokrri” në Prishtinë, duke iu imponuar 2-0 Ishujve Faroe në ndeshjen e dytë në Grupin 3 të Ligës D në Nations League në prani të 13 mijë shikuesve.

Kosova e përuron me një fitore shumë të rëndësishme stadiumin “Fadik Vokrri” në Prishtinë, duke iu imponuar 2-0 Ishujve Faroe në ndeshjen e dytë në Grupin 3 të Ligës D në Nations League në prani të 13 mijë shikuesve. “Dardanët” bënë një paraqitje të shkëlqyer, sidomos në gjysmën e parë të pjesës së dytë dhe tashmë marrin kryesimin e grupit, me një pikë më shumë se Ishujt Faroe. Ky sukses merr edhe më shumë vlerë për faktin se Malta ka barazuar 1-1 me Azerbajxhanin, rezultate që e bëjnë Kosovën favorite absolute për ta mbyllur grupin në vendin e parë.

Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu shënuan dy golat ë përfaqësueses më të re europiane në minutat 50 dhe 55, por fitorja mund të kishte rezultuar edhe më e thellë nëse do të shfrytëzoheshin më mirë rastet e krijuara.

Festë e merituar në stadiumin “Fadil Vokrri”, që ishte mbushur plot e përplot.