Korrupsioni në Morinë, GJKKO lë në fuqi kërkesën e SPAK, ja masat për 34 policët

GJKKO ka lënë në fuqi kërkesën e SPAK duke lënë në burg 19 efektivë të policisë.

Ndërkohë është caktuar ‘Arrest në shtëpi’ për 8 efektivë dhe ‘Pezullim të ushtrimit të detyrës’ për 4 efektivë

SPAK thekson gjithashtu se punonjësit e policisë kryenin regjistrime fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar, si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS.

Seanca gjyqësore nisi dy orë me vonesë për shkak të mos kryerjes së procedurave të shoqërimit të të pandehurve në kohë.

Kujtojme se ata u arrestuan pasi merrnin ryshfet në këmbim të kalimit të mallrave kontrabandë, favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, po ashtu nëpërmjet ryshfetit lejonin trafikimin e automjeteve, sendeve të tjera të kundraligjshme dhe ndihmonin për të kaluar kufirin qytetarë të cilët kishin probleme ligjore të për të hyrë në vendet e bashkimit evropian.