Koronavirusi vret mbi 8,000 persona, por shpëton me mijëra të tjerë

Një efekt anësor pozitiv që ka krijuar kjo situatë, sipas disa ekspertëve, është pastrimi që i është bërë mjedisit nga bllokimi i qarkullimit të njerëzve.

Koronavirusi COVID-19 po lë pas me qindra të vdekur në ditë, duke krijuar në botë e në Europë një situatë që kancelarja gjermane e quajti “sfidën më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore”.

Një efekt anësor pozitiv që ka krijuar kjo situatë, sipas disa ekspertëve, është pastrimi që i është bërë mjedisit nga bllokimi i qarkullimit të njerëzve.

Marshall Burke, specialist me “G-Feed”, një grup ekspertësh për mjedisin, ka llogaritur se ulja e ndotjes në Kinë për dy muajt e fundit, pas kufizimeve të vendosura nga qeveria për frenimin e koronavirusit, ka shpëtuar rreth 4000 fëmijë nën pesë vjeç, dhe 73 mijë të rritur mbi 70 vjeç.

Ndotja e ajrit është një nga shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve dhe të shumë sëmundjeve të tjera nëpër botë, por sidomos në Kinë, ku ka dyndje popullsie dhe zhvillim industrial prej disa dekadash.

Ndryshimi shihet më qartë te kanalet e Venecias, ndërkohë, janë zbrazur nga turistët dhe varkat me motorë. Kjo ka bërë që ujërat të kthjellohen shumë shpejt e të shihen peshqit brenda.

Vetëm një vit më parë, në këtë kohë, kanalet ishin përplot me turistë dhe pjesëmarrës të karnavaleve të famshme.

Por që nga 23 shkurti i vitit 2020, autoritetet i anuluan festivalet dhe pak ditë më vonë ndaluan vizitat e turistëve si dhe urdhëruan banorët që të mos dalin nga shtëpitë.

Zhurma e turistëve dhe gumëzhima e varkave është zëvendësuar nga qetësia dhe ajri i pastër.

Banorët që kalojnë tani përgjatë kanaleve arrijnë të shohin grupe të vola me peshq që notojnë të pashqetësuar në ujërat e kanaleve të lashtë. /Euronews