Turqia ka njoftuar se do të fillojë të ndajë informacione për mënyrën e përballjes me përhapjen e vazhdueshme të koronavirusit të ri me nëntë shtete, duke përfshirë Iranin, përmes aplikacioneve të komunikimit në internet Skype dhe Zoom, raporton Anadolui Agency (AA).
Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, tha se bordet mjekësore të vendeve do të fillojnë përpjekjet për të organizuar video-konferenca në aplikacionet si Skype dhe Zoom me Turqinë, si pjesë e masave paraprake për të mbajtur sëmundjen jashtë kufijve të vendit.
Të paktën nëntë shtete kërkuan takime të tilla për të mësuar rreth qasjeve të Turqisë për t’u mbrojtur kundër koronavirusit, shtoi Koca, gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e mediave në parlamentin e vendit.
Ende asnjë rast i koronavirusut nuk është konfirmuar në Turqi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, gjithsej 92 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në këtë vend, ndërsa 2.922 të tjerë janë infektuar.
Kina, që është vendi i origjinës së koronavirusit, raportoi për pothuajse 3.000 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm në botë i vdekjeve nga virusi është mbi 3.000, ndërsa më shumë se 89.000 të tjerë janë infektuar.
Organizata Botërore e Shëndetësis, e cila tashmë ka shpallur shpërthimin e një emergjence ndërkombëtare shëndetësore, ngriti nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.