Koronavirusi, “pacienti 1”: Dëshira ime e vetme është të jem në lindjen e vajzës time

“Dëshira e vetme që kam është të jem në gjendje të marr pjesë në lindjen e vajzës time. Mjekët më sigurojnë se do ta bëj atë.”

Këto janë fjalët e Mattia, “pacienti 1” i Codogno, i cili u largua 11 ditë më parë nga kujdesi intensiv i spitalit San Matteo në Pavia, ku arriti në kushte të dëshpëruara në 22 shkurt.

38-vjeçari ia doli, mundi koronavirusin dhe më në fund ishte në gjendje të shihte gruan e tij shtatzënë, në muajin e tetë të shtatëzanisë, edhe nëse tani për tani vetëm përmes një xhami.

Pas 28 ditësh shumë të gjata, Mattia po rikuperohet përfundimisht, thotë kreu i sëmundjeve infektive të poliklinikës Pavia Raffaele Bruno për “Repubblica”.

“Ne thjesht e kemi shkëputur atë nga pajisja e fundit. Tani ai qan sepse është i lumtur: ai e di që jeta i ka dhënë kohë ta shihte vajzën e tij të parë.”