Koronavirus/ Ja të rejat e fundit rreth të prekurve në botë

Koronavirusi tashmë ka kapluar gjithë botën.

Koronavirusi tashmë ka kapluar gjithë botën. Më poshtë keni të detajuara vendet që janë të prekura dhe të rejat e fundit nga virusi famëkeq…

Turqi, konfirmohet rasti i dytë me koronavirus

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se edhe një person tjetër është prekur nga koronavirusi sipas testit rezultati i të cilit ka dalë mbrëmë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Koca është shprehur se “Testi rezultati i të cilit doli mbrëmë, konfirmoi një parashikim keqardhës. Kemi edhe një të sëmurë. Pas diagnostikimit të sëmurit fillimisht janë vënë në ndjekje personat përreth tij. Kemi aplikuar masat e nevojshme për të mbajtur brenda këtyre kufijve përhapjen e një virusi të mundshëm. Këtë problem do ta kapërcejmë të gjithë së bashku”.

Rikujtohet se ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, rastin e parë të koronavirusit në Turqi e konfirmoi para dy ditësh.Turqi, konfirmohet rasti i dytë me koronavirus

Qiproja Veriore konfirmon gjithsej 5 raste të koronavirusit

Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) njoftoi se edhe 3 persona kanë rezultuar pozitiv në koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.

Përmes një kumtese, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 2 persona nga një grup turistësh gjermanë që tashmë ishin nën mbikëqyrje, kanë rezultuar pozitiv në koronavirus.

Një shtetas i Qipros Veriore i cili nëntë ditë më parë është kthyr nga Britania e Madhe gjithashtu është diagnostifikuar me Covid-19.

Të martën, ministri i Shëndetësisë, Ali Pilli njoftoi rastin e parë të koronavirusit në vend, që ishte një turiste 65-vjeçare nga Gjermania.

Qiproja Veriore tashmë ka njoftuar se të gjitha shkollat, si masë parandaluese, do të mbyllet deri më 15 mars.

Lajmi erdhi pas njoftimit të së hënës se 2 raste të virusit janë zbuluar në Qipron Greke, që ishin rastet e para të konfirmuara në ishullin e ndarë.

Pas paraqitjes së tij në qytetin kinez Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi u cili zyrtarisht njihet si Covid-19, është përhapur në më shumë se 120 vende të botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur pandemi botërore të koronavirusit.Qiproja Veriore konfirmon gjithsej 5 raste të koronavirusit

Katër raste të reja nga koronavirusi në Kroaci, në total 31 të prekur

Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë ka raportuar se në vend janë zbuluar katër raste të reja me koronavirus, duke rritur numrin e personave të infektuar në 31 në Kroaci.

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, në një konferencë të rregullt për shtyp të Shtabit të Mbrojtjes Civile deklaroi se nga nata e kaluar, Kroacia kishte katër pacientë të rinj, pra gjithsej 31 pacientë me COVID-19 deri më tani.

Dy raste të reja raportohen në Pullë, dy në Zagreb, tre të prekur ishin në kontakt të afërt dhe një i sëmurë është importuar nga një vend fqinjë.

Në Kroaci 525 pacientë janë në trajtim, dhe rreth 5,900 njerëz janë nën mbikëqyrje dhe masa të veçanta epidemiologjike.Katër raste të reja nga koronavirusi në Kroaci, në total 31 të prekur

Koronavirusi në Itali prek më shumë të moshuarit

Në Itali ku koronavirusi i ri (Covid-19) është përhapur më shumë dhe ku janë shënuar më shumë vdekje pas Kinës, thuhet se shumica e personave që kanë humbur jetë janë të moshuar dhe njerëz me të paktën një problem patologjik.

Situata emergjente e Covid-19 që po përjetohet prej 3 javësh në vend, po i kushton një kosto të rëndë Italisë, popullsia e moshuar e së cilës është e lartë.

Gazetari i AA-së ka përpiluar grupet e moshave që Covid-19 ka prekur më shumë në Itali.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), koronavirusi që shpërtheu me 21 shkurt dhe i cili është përhapur me shpejtësi në Italinë e cila është e dyta për popullsinë më të moshuar në botë pas Japonisë, ka shkaktuar humbjen e jetës së 1.016 personave deri më tani.

Informacionet e marra nga zyrtarët e mbrojtjes civile, tregojnë se në tre javët e fundit ku është shfaqur situata emergjente 2 për qind e atyre që kanë humbur jetën janë në grupin e moshës 50-59 vjeç, ndërsa 98 për qind janë të moshë 68 dhe më lart.

Ndërkohë theksohet se 67 për qind e pjesës së 98 përqindëshit në fjalë janë persona që “kanë pasur më parë probleme të tjera patologjike”.

– Në Itali të “moshuarit” të përfshirë në grupin më të rrezikuar

Të dhënat e OKB-së theksojnë se grupmosha 65 vjeç dhe më lart përbëjnë 23 për qind të popullsisë së Italisë dhe se kjo grupmoshë ndodhet në plan të parë si grupmosha e cila është më shumë e rrezikuar nga koronavirusi.

Në situatën aktuale dhe sipas të dhënave në fjalë, tërhiqet vëmendja se të moshuarit në vend ndodhen në grupin që rrezikohen më shumë nga Covid-19.

Edhe kryeministri italian Giuseppe Conte në një deklaratë të bërë më parë, theksoi se “duhet të mbrojmë më të mëdhenjtë tanë” teksa luftojnë me koronavirusin dhe ishte shprehur se duhet të mbrohen të moshuarit.Koronavirusi në Itali prek më shumë të moshuarit

Arabia Saudite, rastet e koronavirusit rriten në 62

Zyrtarët sauditë të shëndetësisë kanë njoftuar 17 raste të reja të koronavirusit, duke rritur numrin e rasteve të këtij virusi në vend në 62.

Duke cituar Ministrinë saudite të Shëndetësisë, mediat lokale raportojnë se në mesin e njerëzve që kontraktuan koronavirusin ka 11 shtetas të huaj, ndërsa një person po ashtu u lëshua nga spitali pasi u shërua nga koronavirusi.

Mëngjesin e ditës së djeshme, Arabia Saudite pezulloi fluturimet drejt të gjitha vendeve të BE-së, si dhe drejt Zvicrës, Indisë, Pakistanit, Sri Lankës, Filipineve, Sudanit, Etiopisë, Sudanit të Jugut, Eritresë, Kenias, Xhibutit dhe Somalisë.

Vendi zgjeroi numrin e vendeve të ndaluara në 53.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri i njohur zyrtarisht si COVID-19 është përhapur në të paktën 114 vende.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila ka shpallur shpërthimin një pandemi, numri global i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 4.600, me mbi 125 mijë raste të konfirmuara.Arabia Saudite, rastet e koronavirusit rriten në 62

Konfirmohen 31 raste me koronavirus në Serbi

Nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë sot në mëngjes bënë të ditur se deri më tani në këtë vend janë konfirmuar 31 raste të infektimit me koronavrusin e ri.

“Gjithsej 31 raste të konfirmuara Covid-19 janë regjistruar në Republikën e Serbisë deri në orën tetë të mëngjesit, më 13 mars të vitit 2020. Deri në 8 të mëngjesit, gjithsej 214 persona u testuan në laboratorin kombëtar të referimit të Institutit Torlak, i cili plotësoi kriteret për përcaktimin e rasteve. Nga raporti i fundit deri në orën tetë të 13 marsit, janë testuar mostrat e 29 personave, shtatë prej të cilëve ishin pozitivë ndaj koronavirusit të ri”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.

Më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli “pandemi globale” për shkak të përhapjes së koronavirusit.Konfirmohen 31 raste me koronavirus në Serbi