Koreja e Jugut stërvitje në ishujt e diskutueshëm

Ushtria ka nisur stërvitje dy ditore në ishujt e diskutueshëm, të cilat Koreja e Jugut i quan Dakdo, kurse Japonia Takeshima dhe që të dy pretendojnë të drejta mbi to

Flota e Koresë së Jugut ka filluar një stërvitje dy ditore në ishujt e diskutueshëm në Detin e Lindjes (Deti i Japonisë), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Kyodo’s, ushtria ka nisur stërvitje dy ditore në ishujt e diskutueshëm, të cilat Koreja e Jugut i quan Dakdo, kurse Japonia Takeshima dhe që të dy pretendojnë të drejta mbi to.

Në stërvitje po marrin pjesë 6 anije luftarake dhe 7 avionë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë vuri në dukje se nuk është e pranueshme që Koreja e Jugut të kryejë stërvitje në ishujt në fjalë.

Japonia për 11 vite po pretendon të drejta mbi grupin e ishujve nën kontroll të Koresë së Jugut.