Korea e Jugut ka sjellë ndalesë për qarkullim të mbi 20 mijë makinave të prodhuesit të automobilave BMW, njoftoi Ministra e Transportit të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendimi është marrë pasi këtë vit për shkak të një defekti në motor kanë marrë flakë 40 makina.
Ministria ka urdhëruar kontrollin e automobilave të tërhequr në një afat sa më të shkurtër.
Vendimi do të hyjë në fuqi nesër, kurse ata që nuk sjellin makinat e tyre në kontroll teknik, do të mbajnë përgjegjësi për shpërthime eventuale të zjarrit. Personat që nuk respektojnë ndalesën, mund të ballafaqohen me dënime me burg deri në një vit.
BMW ka njftuar se probleme me makinat në Korenë e Jugut nuk janë regjistruar edhe në vende tjera dhe se punohet në zgjidhjen e problemit në fjalë.
Vitin e kaluar BMW nga Korea e Jugut tërhoqi afër 106 mijë makina.