Korçë, tentativë vjedhjeje nga 4 të maskuar e të armatosur

Një tentativë grabitjeje është shënuar mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30, në shtëpinë e një 38-vjeçari në fshatin Porodinë të Korçës.

Një tentativë grabitjeje është shënuar mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30, në shtëpinë e një 38-vjeçari në fshatin Porodinë të Korçës.

Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit E.D., duke lënduar lehtë njërin prej anëtarëve të familjes.

Por, autorët e dyshuar për vjedhje nuk kanë mundur të marrin asgjë dhe janë larguar nga shtëpia.

Forcat e policisë, që shkuan menjëherë në vendngjarje, morën në pyetje pronarin e shtëpisë, duke mësuar prej tij se autorët ishin të maskuar dhe të armatosur.

Policia ngriti pika të shumta kontrolli përreth zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, por edhe për të qartësuar rrethanat e ngjarjes./topchannel