Korçë, sherr me thika, plagosen 3 të rinj

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një sherr i momentit mes 3 të rinjve ka degraduar në përdorimin e thikave.

Ngjarja u regjistrua këtë të martë (23 qershor) në lagjen nr. 2 në Korçë rreth orës 21:20.

OraNews transmeton se si pasojë mbetën të plagosur 3 persona të cilët ndodhen në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

“Në datën 23.06.2020, rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2,  gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës shtetasi M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.