Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në Korçë. Burime nga policia lokale kanë thënë se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 8 dhe viktima është Novruz Shyti 58-vjeç.
Burri jetonte i vetëm, ndërsa policia nuk përjashton pistën e vrasjes përveç vdekjes natyrale apo aksidentale.
Megjithatë hetimet janë në vazhdim dhe policia pritet të dalë me deklaratë zyrtare.