Juristi i Hipotekës së Korçës është vënë në pranga pasi ka mashtruar disa persona nga Librazhdi.
Burime ende jozyrtare, bëjnë të ditur se Elvis Gjata u kishte marrë një shumë parash për të ndërhyrë për një çështje gjyqësore penale këtyre personave.Por ata e kanë denoncuar për mashtrim dhe pas hetimit, prokuroria lëshoi urdhrin e arrestit për Gjatën.
Vendimi u ekzekutua nga policia e Korçës, teksa priten të tjera detaje nga organet policore.