Korçë, kundërshton punonjësit e policisë, arrestohet i riu

Këtë të premte është arrestuar në flagrancë shtetasi E.M, 31 vjeç, banues në Korçë.

Këtë të premte është arrestuar në flagrancë shtetasi E.M, 31 vjeç, banues në Korçë. Xhironte gomat dhe kryente veprime të pa kontrolluara gjatë drejtimit të mjetit në bulevardin “Republika”, duke rrezikuar qytetarët, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, shkruan Top Chnanel.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë konstatuar shtetasin e mësipërm, duke xhiruar gomat dhe kryer lëvizje të pakontrolluara në Bulevardin “Republika” dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte.

31 vjeçari, nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi dhe më pas është kapur nga punonjësit e Policisë.

Ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij, për në ambientet e Komisariatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Korçë, për veprime të mëtejshme.