Korçë, gjendet i pajetë një i ri në qendër të qytetit

Një 25-vjeçar është gjetur i pajetë në qendër të qytetit të Korçës.

Një 29-vjeçar është gjetur i vdekur në qendrën e qytetit të Korçës, në afërsi të pedonales. Dyshohet se i riu është përdorues i lëndëve narkotike pasi pranë trupit i është gjetur një shiringë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku edhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë
Informacion paraprak.

Më datë 06.09.2018, jemi njoftuar se në lagjen nr 7 në Korçë, rruga “Ligor Rëmbeci”, pranë disa ndërtesave të pabanueshme, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune në trup, një shtetas rreth 30 vjeç.

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike, pasi në afërsi të trupit të tij janë gjetur shiringa.

U ngrit grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kryer identifikimin e kufomës.

Burimi: report Tv