Korça pret kryeministrin Edi Rama me protesta

Gjatë protestës në aksin Korçë-Bilisht ka patur një përplasje verbale midis Lokës dhe Salianjit.

Në terren për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së kryeministrit ka zbritur edhe Gjovalin Loka, drejtori i Departamentit për Sigurinë në Policinë e Shtetit.

Gjatë protestës në aksin Korçë-Bilisht ka patur një përplasje verbale midis Lokës dhe Salianjit. “Je servil i pushtetit, nga shërbëtor i Bajrajve perfundove në rrugë si shërbëtor i Ramës”, i është drejtuar Salianji drejtuesit të policisë.

Opozita ka zhvilluar protesta të ngjashme në çdo qytet që kryeministri Rama ka shkuar për të prezantuar kandidatët për bashkitë e vendit.