Kopertina me Macronin “hitlerian”, “Le Monde” kërkon falje

E përditshmja franceze “Le Monde” e ka nisur këtë të hënë me një apologji për kopertinën kontroverse të revistës së përjavshme të saj, ku shihet presidenti Emmanuel Macron në një fotomontazh kuqezi, i konsideruar nga shumë prej lexuesve të saj si reminishencë e propagandës naziste.

Edhe pse një organ i qendrës së majtë, i respektuar gjithashtu, këtë herë është bërë prè e kritikave të ashpra “online” nga deputetë të partisë së Macronit, për shkak të kopertinës së 29 dhjetorit të revistës tërheqëse “M”.

Macroni dhe shikimi i tij i ashpër shërbyen si sfond për imazhin, që tregon gjithashtu turma masive nën këmbët e “Harkut të Triumfit” në sheshin “Champs Elysees” të Parisit, disa prej të cilëve duke valëvitur flamuj francezë.

Imazhi i zymtë i udhëheqësit 41-vjeçar, i rrethuar nga blloqe me ngjyrë të kuqe, solli menjëherë krahasimet me imazhet e Adolf Hitlerit, i përshkruar shpesh nga propaganda naziste teksa i adresohej turmave në montazhe me sfond të kuq.

Kryeredaktori Jerome Fenoglio tha se imazhet ishin frymëzuar nga konstruktivizmi rus i fillim shekullit të XX, që përfshinte fotomontazhe, linja diagonale dhe një palet të kufizuar ngjyrash./TCh