Konsumimi i më shumë se dy vezëve në ditë është vdekjeprurës për zemrën!

0

Adhurues të vezëve merrni shënim: hulumtuesit kanë paralajmëruar se konsumimi i më shumë se dy vezëve në ditë mund ta rritë rrezikun e vdekjes dhe ndikon në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi i ka analizuar dietat, shëndetin dhe shprehitë e stilit të jetesës të rreth 30,000 të rriturve amerikanë për 31 vjet, transmeton Telegrafi.

Kështu, shkencëtarët kanë zbuluar se kolesteroli që gjendet në vezë, kur konsumohet në sasi të mëdha, ndërlidhet me efekte të dëmshme shëndetësore.

Sipas ekspertëve, një vezë e madhe i përmban rreth 200 miligramë kolesterol.

Konsumimi i më shumë se 300 miligramëve kolesterol në ditë ndërlidhet me 17% rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 18% rritje të rrezikut të vdekjes.

Ekspertët shëndetësorë kanë bërë thirrje që njerëzit të shmangin konsumimin e tri vezëve çdo ditë, duke treguar se nutricioni ka të bëjë me balancim dhe sasi të moderuar.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Journal of the American Medical Association”. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.