Konflikti te “Petro Nini”, Veliaj: Bashkia s’është përfshirë. Banesa sociale për familjet

Kryebashkiaku Erion Veliaj është diferencuar nga konflikti për prishjen e një banese pranë Shkollës “Petro Nini Lurasi”, duke deklaruar se Bashkia nuk është përfshirë në këtë çështje as përmes planit të detajuar vendor dhe as me dhënie të lejes së ndërtimit. Gjithashtu ai premton ndihmë për familjet e përfshira.

Përmes një postimi në twitter, Kryebashkiaku Veliaj thekson se konflikti i pronarëve të tokës me banorët e ndërtesës me shtesa pa leje është trajtuar në gjykatë dhe se kushdo që e politizon këtë çështje, na kujtojnë prej kujt i kemi peshqeshe këto gjykata e këto plagë me pronat, shkruan Top Channel.

“Bashkia Tiranë nuk ka asnjë përfshirje të PNL, as ka PDV apo leje ndërtimi! Konflikti i pronarëve të tokës me banorët e një ndërtese me shtesa pa leje është trajtuar në Gjykatë! Ata që e politizojnë na kujtojnë prej kujt i kemi peshqesh këto gjykata e këto plagë me pronat”, shkruan Veliaj.

Edhe pse ky është një konflikt tërësisht mes privatëve, kryebashkiaku Veliaj shpreh gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të strehuar familjet që preken në banesat sociale të cilat ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme për familjet.

“E megjithatë @BashkiaTirane është gati që sot t’i ofrojë mbështetje me banesa sociale në kushte shumë më të mira se katet pa leje të gjithë familjeve të prekura nga ky konflikt mes dy privatëve për pronat, kontratat e llogaritë e tyre, pavarësisht vendimit të gjykatës! EV”, thotë Veliaj në mesazhin e tij”, nënvizon Veliaj.