Konferenca e Investimeve në Arabi, nënshkruhen 56 mld dollarë marrëveshje

Arabia Saudite tha se nënshkroi 56 miliardë dollarë marrëveshje në një Konferencë Investimi që u mbajt këtë javë në Rijad dhe priste që Shtetet e Bashkuara të mbeteshin një partner kryesor biznesi, përkundër një bojkoti të pjesshëm të ngjarjes, pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Arabia Saudite tha se nënshkroi 56 miliardë dollarë marrëveshje në një Konferencë Investimi që u mbajt këtë javë në Rijad dhe priste që Shtetet e Bashkuara të mbeteshin një partner kryesor biznesi, përkundër një bojkoti të pjesshëm të ngjarjes, pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Rreth 100 zyrtarë të lartë dhe drejtues nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, përfshirë Sekretarin e Thesarit të SHBA-ve, Steven Mnuchin dhe drejtuesit kryesorë të bankave të mëdha, anuluan pjesëmarrjen e tyre në konferencën e investimeve, në shenjë proteste mbi vrasjen e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Ka pasur shqetësime se, përkohësisht të paktën, lidhjet tregtare me Perëndimin mund të dëmtohen, pasi goditja ndaj reputacionit të Rijadit dhe rreziku i sanksioneve ekonomike lidhur me çështjen Khashoggi, e bënë më të vështirë hyrjen në marrëveshje të reja.

Megjithatë, konferenca tre-ditore e Iniciativës për Investime të Ardhshme, tërhoqi qindra biznesmenë dhe zyrtarë qeveritarë nga e gjithë bota, në një vend të qetë në Riad, me qëllim tërheqjen e kapitalit të huaj për të mbështetur reformat ekonomike saudite.

“Ka pasur më shumë se 25 marrëveshje të nënshkruara me vlerë 56 miliardë dollarë”, tha të enjten ministri saudit i Energjisë, Khalid Al-Falih për televizionin shtetëror, duke shtuar se kompanitë e SHBA-ve përbënin shumicën e atyre kontratave.

Ai shtoi: “Shtetet e Bashkuara do të mbeten një pjesë kyçe e ekonomisë saudite, sepse interesat që na lidhin janë më të mëdha se ato që na ndajnë nga fushata e dështuar e bojkotimit të konferencës”./TCh