Problemi më i madh për personat e shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar në Maqedoni është komunikimi dhe për këtë nevojiten përkthyes në gjuhën e shenjave, ka bërë të ditur udhëheqësi i Këshilli kombëtar të personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar në Maqedoni, Tomica Stajanovski, në manifestimin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 6.000 persona të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar në Maqedoni, të përfaqësuar nga Këshilli kombëtar i personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar, i cili njëkohësisht sot shënoi 70 vjet të ekzistencës së tij, nga autoritetet kompetente kërkuar socializimin e fëmijëve të shurdhër, çerdhe speciale dhe internet-televizione për marrjen e informacioneve në kohë.
Stojanovski, në manifestimin e sotëm theksoi se problemi më i madh i personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar në Maqedoni është komunikimi dhe se për këtë nevojitet të sigurohen përkthyes të gjuhës së shenjave.
Duke theksuar se zgjedhjet që do të mbahen në dhjetor të këtij viti ku do të kandidohet për kryetar të ri të Këshillit kombëtar, Stojanovski i potencoi projektet e tij kryesore.
“Projekti çerdhe për fëmijë, një institucion i veçantë për fëmijët e shurdhër ose brenda çerdheve ekzistuese, me ndihmën e edukatorëve që e dinë gjuhën e shenjave, repsektivisht defektologë. Të gjithë fëmijët që dëgjojnë dhe flasin shkojnë në çerdhe që në klasë të parë ose të dytë. Atje ata mësojnë gjëra themelore, ngjyrat, fjalët, shkronjat, numrat, luajnë lojëra me anë të të cilave fitojnë zhvillimin psiqik, mësojnë emrat e tyre, gjithçka mësojnë me radhë dhe me disiplinë. Zhvillohet një lloj i socializimit të tyre në shoqëri. Atë fëmijët e shurdhër nuk e kanë”, tha ai.
Stojanovski po ashtu theksoi se një nga problemet themelore të personave të shurdhër në shoqëri është informimi i tyre, prandaj kërkoi internet-televizion.
“Çdo personi duhet t’i jepet qasja në informata dhe ne personat e shurdhër duam çdo ditë të dimë çfarë po ndodh në fushën e kulturës, sportit dhe politikës në vendin tonë, por edhe jashtë”, tha Stojanovski.
Në këtë event u lexua mesazhi i kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, të lëshuar me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar.
Në mesazh kryeministri Zaev thekson rëndësinë e kësaj dite ndërkombëtare dhe nevojën e përforcimit të kapaciteteve individuale dhe institucionale për të përmirësuar cilësinë e jetës së personave me dëgjim të dëmtuar.