Komisioni i Jashtëm në PE diskuton raportin e Fleckenstein për Shqipërinë

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ka diskutuar raportin e Knut Fleckenstein për Shqipërinë. Raporti ka hasur në një mbështetje të gjerë të grupimeve politike.

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ka diskutuar raportin e Knut Fleckenstein për Shqipërinë. Raporti ka hasur në një mbështetje të gjerë të grupimeve politike.

Kjo reflektohet nga fakti, se për këtë raport janë prezantuar 23 amendamente, që përbën edhe numrin më të vogël të amendamenteve lidhur me raportet e mëparshme për Shqipërinë dhe krahasuar me raportet për vendet e tjera të rajonit. Gjatë debatit, raportuesi Knut Fleckenstein ka deklaruar, se njihet progresi i deritanishëm për reformat e integrimit, por duhet vijuar me zbatimin e tyre. Fleckenstein ka vënë në pah ecurinë e mirë të procesit të Vettingut, por ka kërkuar vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Raportuesi në hije Eduard Kukan edhe pse ka njohur progresin e Shqipërisë deri tani, është treguar i ashpër për problematikën e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend, duke thënë se këto probleme po cënojnë ecurinë e vendit në procesin e integrimit europian.

Gjatë debatit i është kushtuar vëmendje edhe përmirësimit të të drejtave të njeriut, çështjes së pronës, mbrojtjen e pasurive natyrore dhe respektimin e standardeve europiane për hidrocentralin mbi lumin Vjosa dhe hidrocentrale të tjerë. /abcnews.al