Kombëtarja shqiptare zyrtarisht pa trajner

Kombëtarja shqiptare është zyrtarisht pa trajner. Në muajin nëntor përfundonte zyrtarisht kontrata e trajnerit Edoardo Reja, teksa ende nuk dihet se kush do të vendoset në krye.

77-vjeçari sot ka ditën e fundit të punës në drejtimin e Shqipërisë, ndaj nga dita e nesërme do të duhet një tjetër trajner.

Burime nga FSHF pohojnë se trajneri i ri do të zgjidhet përgjatë muajit dhjetor, teksa janë disa nga emrat e lakuar. Di Biaggio, Cambiasso apo dhe ndonjë tjetër personazh i njohur i botës së futbollit, por diçka është e sigurt, që do të vijë nga Italia.

Përgjatë deklaratave të fundit, Reja shprehu dëshirën për të qëndruar, por duket se tashmë nuk ka më kohë për teknikun e njohur.