Kombet e Bashkuara e zëvendësuan IRJM me Maqedonia e Veriut

Kombet e Bashkuara e zëvendësuan referencën "Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë" me emrin "Maqedonia e Veriut" në listën e shteteve të njohura

Kombet e Bashkuara e zëvendësuan referencën “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” me emrin “Maqedonia e Veriut” në listën e shteteve të njohura, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndryshimi në OKB është bërë më 14 shkurt në orët e mbrëmjes. Ministria e Punëve të Jashtme mbrëmjen e njëjtë i dorëzoi edhe notar verbale deri te Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) me të cilat informon për ndryshimet e bëra me emrin e vendit.

“Republika e Maqedonisë së Veriut konform obligimeve nga Marrëveshja përfundimtare i dorëzoi të trija notat verbale: Notë verbale nga Komisioni i përhershëm deri te Protokolli i OKB-së, Notë verbale nga Komisioni i përhershëm deri te vendet anëtare dhe vendet vëzhguese të OKB-së dhe Notë verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme deri te të gjitha organizatat mulriraterale dhe rajonale, me të cilat informohet për ndryshimet e bëra”, informoi atëherë Ministria e Punëve të Jashtme.

Marrëveshja midis Athinës dhe Shkupit për ndërmjetësim me OKB-në për njohje formale të “Republikës së Maqedonisë së Veriut” është e mirëseardhur, hap “historik” që duhet ta mbështesin vendet-anëtare rajonale dhe ndërkombëtare, publikoi paraprakisht Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.