Komanda Amerikane e Sigurisë Kibernetike sulmon infrastrukturën elektrike të Rusisë

Komanda Amerikane e Sigurisë Kibernetike ka realizuar me sukses disa sulme ndaj infrastrukturës elektrike të Rusisë sipas New York Times.

Komanda Amerikane e Sigurisë Kibernetike ka realizuar me sukses disa sulme ndaj infrastrukturës elektrike të Rusisë sipas New York Times.

Zyrtarët të cilët përmendi gazeta prestigjioze Amerikane thanë se këto janë vetëm lëvizje e para dhe shërben si një paralajmërim për Rusinë se Shtetet e Bashkuara janë gati ti përgjigjen çdo agresioni kibernetikë.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës mësohet të ketë thënë se prezenca Amerikane në infrastrukturën Ruse është shumë e lartë se kurrë më parë.

Në të vërtetë SHBA-të kanë mbikëqyrur infrastrukturën elektrike Ruse që prej 2012 dhe këto përpjekje vetëm sa janë shtuar në muajt e fundit.

Ata e shohin të domosdoshme mundësinë për të realizuar sulme ndaj qeverisë Ruse nëse lind nevoja.

Agjencia në fjalë mund të ndërmarrë operacione me autorizimin e sekretarit të mbrojtjes pa aprovimin e presidentit.

Veprimet e fundit janë paralele me ato të Komandës Kibernetike ndërmarrë në Nëntor të 2018-ës për të rrëzuar operacionet e Agjencisë Ruse të Kërkimit në Internet.

Këto operacione raportohet se kanë rrëzuar grup duke e nxjerrë offline dhe të paaftë të aksesojë internetin. Ky operacion ka qenë ndër më agresivët ndërmarrë ndonjëherë dhe bërë publik nga Komanda Amerikane Kibernetike.

Përpjekjet e fundit janë pjesë e një lëvizjeje të administratës Trump për të demonstruar vullnetin Amerikan në realizimin e sulmeve kibernetike. /PCWorld Albanian