Kokëdhima takim në presidencë me presidentin Meta

''Nuk është thelbësore një datë e re zgjedhjesh, por të shkojmë në zgjedhje të besueshme, standarde”, citoj Kokëdhima

Konsultimet e Presidentit të Republikës kanë vijuar këtë të enjte me kreun e partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima. Pas përfundimit të takimit, Kokëdhima tha për mediat se e ka mbështetur prej fillimit vendimin e presidentit për çdekretimin e zgjedhjeve, por e rëndësishme sipas tij është të bëhen zgjedhje demokratike, raporton Tv Klan.

 “Situata duhet shtensionuar, t’i hapet rrugë dialogut dhe të jemi shumë seriozë që ka vendi jonë që në procesin e integrimit europian të mos ndahet nga Maqedonia.”

Kreu i partisë  Zgjidhja kërkoi nga partitë politike që të reflektojnë rreth situatës për të arritur në një marrëveshje të madhe, që sipas tij do t’i hapte rrugë jo vetëm zgjedhjeve, por edhe demokratimit të vendit.