Kokainë në dy kontenierë në portin e Durrësit, ja detajet që japin mediat greke

Dy kontenierë që ndodhen prej rreth një jave në Durrës dyshohet se kanë në brendësi lëndë narkotike.

Operacioni në fjalë ka nisur disa javë më parë nga autoritetet greke, të cilat kanë arritur të sekuestrojnë një sasi prej 45 kg kokainë.

Kontenierët në fjalë, të ardhur nga Ekuadori, kanë qëndruar në portin e Pireut dhe më pas i janë drejtuar portit të Durrësit. Duke iu referuar CNN grek, më datë 14 shtator dy kontenierët kanë lënë doganën greke dhe kanë mbërritur në portin e Durrësit më 17 shtator.

Aty kanë qëndruar një javë, pasi autoritetet shqiptare dhe ato greke e kanë lejuar lirshmëm lëvizjen e saj për të arritur të kapin porositësit e lëndës narkotike, të dyshuar kokainë.

Pasi kontenierët kanë mbërritur, disa ditë më vonë i janë afruar 3 persona. Policia ka arrestuar njërin prej tyre ndërsa dy të tjerët kanë pikasur rrezikun dhe kanë mundur të largohen. Gjithsesi policia i ka identifikuar dhe po punon për kapjen e tyre. Po sipas medias greke, autoritetet shqiptare i kanë bërë me dije homologëve grekë se në trafik janë të përfshirë 4 persona. Media greke nuk ka dhënë emra, teksa shton se kontenieri i dytë mbetet ende në vëzhgim. /Express