2 persona janë arrestuar pasi policia në Korçë kontrolloi banesën e tyre dhe gjeti drogë, armë e para të përfituara nga krimi.
Pas operacionit 1-mujor edhe një 41-vjeçar është nën hetim pasi ishte në dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme dhe e fshehu.
Njoftimi i policisë:
-I. B., 55 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë dhe L. L., 35 vjeç, banues në Korçë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Ravonik.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve I. B. dhe L. L., gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë doza, 2 peshore elektronike, mjete që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike në doza, shuma parash në valuta të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, 1 bajonetë metalike, 1 thikë, 1 automjet tip “Nissan” dhe 4 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.