Klubet turke të futbollit fitojnë 491.2 milionë dollarë nga garat evropiane

Klubet turke të futbollit që konkurojnë në garat në Evropë, të quajtura UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, kanë fituar 434.4 milion euro (491.2 milion dollarë) në 10 vitet e fundit.

Klubet turke të futbollit që konkurojnë në garat në Evropë, të quajtura UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, kanë fituar 434.4 milion euro (491.2 milion dollarë) në 10 vitet e fundit.

Vetëm Galatasaray dhe Beşiktaş mbajnë 65% të këtyre të ardhurave, ndërsa një total prej nëntë skuadrash të tjera mbajnë pjesën tjetër të fitimit.

Galatasaray u vlerësua si skuadra me fitimet më të larta ndër skuadrat turke në Champions League, ndërsa Beşiktaş e mban këtë titull në UEFA Europa League.

Gjatë kësaj periudhe, skuadra tjetër e Stambollit, Fenerbahçe, realizoi 52.4 milion euro të ardhura, e ndjekur nga klubi Detit të Zi Trabzonspor me 30.2 milion euro. /Auto Ekspress