Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në SHBA

Kokaina mbetet një nga drogat më të përdorura gjerësisht në Shtetet e Bashkuara, ku konsumohet shumica e drogës në botë.

Autoritetet amerikane kanë kapur 16.5 ton kokainë me vlerë 1 miliardë dollarë në një anije në Filadelfia. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur nga forcat autoritare në historinë e Shteteve të Bashkuara, tha Departamenti i Drejtësisë SHBA.

Agjentët federal, shtetëror dhe lokal kanë hipur në MSC Gayane, një anije mallrash e ankoruar në terminalin Packer të Filadelfias, dhe kanë gjetur kokainën në shtatë kontejnerë të anijeve, sipas një ankese kriminale të paraqitur në gjykatën federale të Filadelfias.

Dy anëtarë të ekuipazhit të anijes u arrestuan, me emrat Ivan Durasevic dhe Fonofaavae Tiasaga. Të dy personat i rrëfyen investigatorëve se si kanë ndihmuar në transportin e lëndës në anije.

Anija ka udhëtuar në Kili, Peru, Kolumbi dhe Panama muajin e fundit, sipas të dhënave të Reuters.

Kokaina mbetet një nga drogat më të përdorura gjerësisht në Shtetet e Bashkuara, ku konsumohet shumica e drogës në botë. /E Përditshmja