“Kjo është marrëveshja mes PL dhe PD”, Meta nga Elbasani: Në 14 maj do të triumfojmë, t’i kthejmë qytetin qytetarëve

Në 32 vjetorin e themelimit të PD në degën e Elbasanit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka shprehur mbështetjen e tij kandidatit të PD për këtë bashki, Luçiano Boçit. Ai tha se marrëveshja mes PD dhe PL është që të ngrenë në nivel kombëtar llogaridhënien, ndërsa shprehu besim se kandidatët e Elbasanit,…

Në 32 vjetorin e themelimit të PD në degën e Elbasanit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka shprehur mbështetjen e tij kandidatit të PD për këtë bashki, Luçiano Boçit.

Ai tha se marrëveshja mes PD dhe PL është që të ngrenë në nivel kombëtar llogaridhënien, ndërsa shprehu besim se kandidatët e Elbasanit, Tiranës dhe Durrësit do të triumfojnë në zgjedhjet e 14 majit.

“Modeli ekonomik, ai i pastrimit të parave dhe i braktisjes së bujqësisë, shikoni si po falimenton industria e birrës vendase, çfarë insistimi ka për amnistinë fiskale, për të shkatërruar përfundimisht biznesin në vend.

Jemi në kryeqendrën e arsimit, dhe ju e dini se çdo vit mbyllen degë të reja ën universitetin e Elbasanit. Organizata kriminale e mbetjeve, fryn kostot fiktive për investime publike, për rrugët që nuk bëhen kurrë. Ndaj 14 maji është një moment i shkëlqyer për të rikthyer llogaridhënien në nivel kombëtar, ky është dhe thelbi i marrëveshjes që ka PL dhe PD.

Dua t shpreh përkrahjen më të sinqertë për kryebashkiakun e ardhshëm të Elbasanit, Luçiano Boçit. Me kurajo i është përgjigjur thirrjes tuaj për të rikthyer qytetin tek qytetarët dhe për t’i dhënë vizionin e tij.

Jemi me fat dhe për këtë duhet të falenderojmë Primaret që janë zgjedhur tre superkandidatë, ai për Elbasanin, Tiranën dhe Durrës”, tha Meta.