Stacioni i Policisë Orikum dhe ato të Delta Forcës, në bashkëpunim me shërbimet e Urgjencës kanë mundur të shpëtojnë dy turistët gjermanë të cilët ishin bllokuar në gjirin e Gramës.
Turistët kishin mbetur të izoluar në terrinenin e thepisur në këtë zonë në jug të vendit dhe njëri prej tyre ishte kafshuar nga një qen.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë nisur kërkimin dhe pas disa orësh kërkimi në kushtet e errësirës dy turistët gjermanë janë mundur të gjenden dhe të shpëtohen.
Pas lokalizimit dhe gjetjes, të 2 turistët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim ofrimin sa më të shpejtë të asistencës mjekësore.
Policia bën me dije se të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Turistët gjermanë kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar për t’iu ardhur në ndihmë, turistëve që vizitojnë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë”, njofton policia.