Kirgistani dhe Turqia duhet të organizojnë një vit ndërkulturor në vitin 2021 dhe 2022, tha sot ministri i Kulturës i Kirgistanit, Azamat Jamankulov.
Në një intervistë për Anadolu Agency (AA) të mbajtur në Bishkek, Jamankulov thotë se kjo mund të ndodhë në vitin 2021 dhe 2022.
“Në vitin 2020 ne planifikojmë të organizojmë vit ndërkulturor me Rusinë, por pastaj, në vitin 2021 apo 2022 ne mund të kemi një vit ndërkulturor me Turqinë. Ne sigurisht që duhet të diskutojmë këtë ide me kolegët turq, por në përgjithësi ne kemi bashkëpunim ndërkulturor madhështor, kështu që perspektivat janë të mira”, tha Jamankulov.
Ai gjithashtu tha se dy shtetet do të vazhdojë bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm.
“Për shkak se vitin e ardhshëm Lojërat Botërore të Nomadëve do të organizohen në Turqi dhe ne do të marrim pjesë në mënyrë aktive”, tha ai.
Ai rikujtoi se Lojërat Botërore të Nomadëve për herë të parë ishin organizuar në Kirgistan në vitin 2014 me pjesëmarrës edhe nga Turqia.
Ministri më tutje tha se dy shtetet organizuan ditë për të festuar kulturën e njëri-tjetrit, diçka që mund të inkuadrohet në vitin ndërkulturor.
“Kemi një integrim kulturor shumë të mirë me Turqisë, lidhje shumë të mira, vendet tona janë vëllazërore. Ne zbatojmë disa projekte ndërkulturore në platforma të ndryshme. Këtë vit ne veçse kishim një javë të kinematografisë turke dhe do ta kemi edhe një të tillë”, tha ai.
Jamankulov gjithashtu falënderoi Turqinë për mbështetjen e dhënë në festimin e 90-vjetorit e Chingiz Aitmatovit, poetit dhe shkrimtarit më të madh të vendit.
“Vitin e kaluar Kirgizistani përkujtoi 90-vjetorin e shkrimtarit dhe poetit tonë më të madh, Chingiz Aytmatov. Për këtë shkak, qindra ngjarje u organizuan në Turqi”, tha ai.
Jamankulov gjithashtu foli edhe për programet e shkëmbimit të studentëve.
“Ka shumë universitete turke në Kirgistan, më i madhi është Universiteti turko-kirgiz Manas. Plus, ne dërgojmë shumë studentë në institucione edukative në Stamboll, Ankara, Trabzon, Bursa. Bëhet fjalë për mijëra studentë”, tha ai.
Jamankulov e quajti Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), ku Turqia ka statusin e vëzhguesit, një platformë tjetër për zhvillim të mëtejmë të miqësisë mes dy vendeve.
SCO është një organizatë Euroaziatike politike, ekonomike dhe e sigurisë, e themeluar në vitin 2001, fillimisht duke përfshirë Rusinë, Kinën, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin.
Në vitin 2017, Indisë dhe Pakistanit iu dha statusi i anëtarit në organizatë.