Kina nuk mjaftohet me 5G, nis hulumtimet për zhvillimin e teknologjisë 6G

Kina ka nisur zyrtarisht hulumtimet për rrjetet 6G,  pasi sapo ka prezantuar 5G. Ministria e Shkencave dhe Teknologjisë deklaroi se do të caktojë 2 grupe të punës për të ndërmarrë këtë detyrë.  Një grup do përbëhet nga departamente qeveritarë që do promovojnë mënyrën se si do ndërmerren hulumtimet për 6G.  Ndërsa ekipi tjetër do përbëhet nga 37 universitete, institute dhe sipërmarrje, që do prezantojnë anën teknike të 6G.

5G i referohet rrjeteve celularë të  gjeneratës së ardhshme që ofrojnë shpejtësi super të shpejtë që mund të mbështesë teknologji si makina pa shofer dhe realitetin virtial (VR). Kina “ndezi” rrjetet 5G më herët gjatë muajit, përpara afatit të 2020-ës. Ndërkohë që ka shumë pritshmëri dhe optimizëm për 5G, nuk është ende e qartë se çfarë ndikimi do të ketë tek industritë dhe konsumatorët.   Korea e Jugut është vendi i vetëm përveç kinës që ka prezantuar 5G. Vende si Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë pasur një prezantim më të limituar, të fokusuar në disa qytete.

Në Shtator, ekzekutivi i Huawei, Ren Zhengfei, tha se 6G ndodhet në fazë fillestare dhe ka ende shumë punë që të dalë në treg. Rrjetet celularë janë kthyer në një sfidë politike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.  Huawei, prodhuesi më i madh i paisjeve të telekomunikacionit në botë,  është gjendur në akuza të Washingtonit për kërcënimin e sigurisë kombëtare.  Huawei është vendosur në listën e zezë të SHBA, që e kufizon atë drejt teknologjisë amerikane. /SCAN