Kina lançon satelitë “binjakë” në orbitë

Kina lançoi dy satelitë në orbitë të pajisur me teknologji të re

 Kina lançoi dy satelitë në orbitë të pajisur me teknologji të re, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Xinhua njoftoi se satelitët “binjakë” të cilët do të zhvillojnë komunikime dhe teste të reja mes satelitëve, janë dërguar në hapësirë me raketën Long March – 2C.

Theksohet se ky është misioni i 278-të me serinë e raketës Long March.