Kina hedh poshtë kritikat e SHBA-së për modelin e zhvillimit ekonomik

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OBT, z. Zhang Xiangchen hodhi poshtë kritikat e përfaqësuesit amerikan ndaj modelit të zhvillimit ekonomik të vendit, sipas CRI-së.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OBT, z. Zhang Xiangchen hodhi poshtë kritikat e përfaqësuesit amerikan ndaj modelit të zhvillimit ekonomik të vendit, sipas CRI-së.

Ai i tha këto në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të OBT-së që u organizua ditët e fundit.

Zhang u shpreh se përfaqësuesi amerikan përdor konceptin “natyrë jo-tregu e ekonomisë kineze”, duke e quajtur modelin e zhvillimit ekonomik të Kinës si “një model ekonomik sabotues”.

Por, në fakt, në rregullat e OBT-së nuk mund të gjendet një përcaktim i qartë për ekonominë e tregut, as në botë nuk ka një standard për të përshkruar në mënyrë të padiskutueshme “ekonominë e tregut”. Sipas tij, tani OBT-ja po përballet me sfida të papara. Mirëpo, ShBA-ja nën pretekstin e sigurisë kombëtare, vendos tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit dhe rritje të njëanshme të tarifave doganore sipas ligjit të saj të brendshëm tregtar, ky po që është një veprim sabotues.

Përfaqësuesi i Kinës në OBT tha në deklaratën për shtyp pas takimit se ShBA-ja ka përdorur masa konfuze ndaj opinionit publik nëpërmjet justifikimit të masave të saj unilaterale në bazë të të ashtuquajturit ‘model ekonomik shkatërrues të Kinës’, raporton ATSH.

“Ajo prentendon të drejtojë vendet që i frikësohen goditjes amerikane të proteksionizmit tregtar të kundërshtojnë palën kineze për të devijuar fokusin e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo orvatje nuk do të ketë sukses”, tha z. Zhang.