Kim Jong-un mesazh urimi për Vitin e Ri presidentit jugokorean

Kim shprehu zhgënjimin në përputhje me premtimin e mëparshëm se nuk arriti që këtë vit të vizitojë Seulin. Ai tha se vitin e ardhshëm duan të vazhdojnë takimet dhe bisedat intensive me Moon

 Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka ftuar presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in që vitin e ardhshëm të vazhdojnë përpjekjet e tyre të përbashkëta për ndërtimin e paqes dhe prosperitetit në Gadishullin Korean, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim, sot i ka dërguar një letër presidentit Moon”, bëri të ditur zëdhënësi i Zyrës së Presidentit të Koresë së Jugut, Kim Eui-kyeon.

Agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut “Yonhap” njofton se Kim Jong-un, në emër të tij dhe në emër të Koresë së Veriut i uroi Vitin e Ri Koresë së Jugut dhe presidentit të saj dhe shprehu synimin e tij për të vazhduar angazhimet për ndërtimin e paqes dhe prosperitetit në rajon.

Kim Jong-un ka falënderuar presidentin e Koresë së Jugut, Moon, për faktin se në vitin në ikje kanë mbajtur tri takime dhe kanë ndërmarrë disa hapa që i dhanë fund tensioneve ushtarake në rajon dhe popujt shpëtuan nga frika e shpërthimit të një lufte të re.

Kim shprehu zhgënjimin në përputhje me premtimin e mëparshëm se nuk arriti që këtë vit të vizitojë Seulin. Ai tha se vitin e ardhshëm duan të vazhdojnë takimet dhe bisedat intensive me Moon.

“Kim Jong-un në letrën e tij përsëriti gatishmërinë dhe vendosmërinë që dy krerët të punojnë së bashku në denuklearizimin e rajonit”, tha një zëdhënësi i Shtëpisë së Kaltër në Seul.