Kim Jong-Un i kërkoi presidentit të Kinës të lobojë për heqjen e sanksioneve

Lideri i Koresë së Veriut i ka kërkuar presidentit të Kinës që të punojë për heqjen e sanksioneve. Kim Jong-un kërkon që masat ndëshkuese të hiqen përpara asgjësimit të plotë të arsenalit bërthamor.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i kërkoi presidentit kinez Xi Jinping gjatë një takimi në Pekin në qershor për të punuar drejt përfundimit të hershëm të sanksioneve ekonomike të imponuara ndaj vendit të tij. Kjo është raportuar nga gazeta japoneze Yomiuri.

Kim tha për Xi se donte ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund sanksioneve, sepse përfundoi me sukses një takim midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut më 12 qershor, raporton Yomiuri, duke cituar burime të paidentifikuara pranë çështjes, shkruan Abc.

Xi Jinping është përgjigjur duke thënë se do të bëjë çështë e mundur për të përmbushur kërkesën e Kim Jong-un. Lideri I Koresë së Veriut ka zhvilluar vizitën e tij të tretë për në Kinë këtë vit, vetëm një javë pasi takoi presidentin amerikan Donald Trump, në samitin historic në Singapor.

Në atë samit nuk u arrit ndonjë marrëveshje për heqjen e sanksioneve, por vetëm dakordësi për normalizimin e  mardhënieve. Ndërsa është pranuar parimisht se vetëm pas asgjësimit të plotë të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut do të ndodhë dhe heqja e sanksioneve të ashpëra ndërkombëtare dhe amerikane