Kilian Mbape vlen plot 252 milionë euro, më shumë se çdo lojtar tjetër në planet

Kilin Mbape është lojtari më i vlefshëm në treg dhe këtë vlerësim e bën CIES, Observatori Ndërkombëtar i Studimeve në Sport.

Kilian Mbape është lojtari më i vlefshëm në treg dhe këtë vlerësim e bën CIES, Observatori Ndërkombëtar i Studimeve në Sport.

Sipas algoritmit të përdorur nga CIES, Kilian Mbape vlen plot 252 milionë euro, më shumë se çdo lojtar tjetër në planet. I dyti është Momo Salah me 219 milionë euro dhe e mbyll podiumin Rahim Sterling me 208 milionë, shkruan Balkanweb.

Në vendin e katërt gjendet një nga emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit, Lionel Mesi, që vlen 167 milionë euro, shumë i shkëputur nga rivali i tij i përjetshëm, Kristiano Ronaldo, që me 118 milionë eurot sipas CIES, është vetëm i 20-ti në listë.

CIES vendos në një algoritëm të dhënat më të rëndësishme, si mosha, kontrata, pozicioni, minutat e luajtura, golat, statusi në Kombëtare, rezultatet e skuadrës etj., për të publikuar listën e mëposhtme: