Këto janë telefonët e rinj iPhone 11 dhe 11 Pro

Mbrëmjen e së Martes Apple prezantoi një set të ri telefonësh ku përfshihen iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max.

Këta telefonë të rinj vinë me një çip të ri, kamera të reja dhe janë të disponueshëm në ngjyra dhe madhësi të ndryshme.

Le të hyjmë në detajet e tyre.

iPhone 11

Dizajni

iPhone 11 ka një dizajn prej alumini dhe xhami dhe për këtë të fundit Apple thotë se është xhami më i fortë vendosur ndonjëherë në një smartfon. Telefoni vjen në disa ngjyra si: bardhë, blertë, verdhë, purpurt, zezë dhe kuqe.

Ky telefon i gjeneratës së ardhshme ka ekran 6.1-inç liquid Retina mbi të cilin mjafton të prekni për ta zgjuar dhe feedback haptik.

Kamera

Apple qartësisht ka vendosur shumë energji në kamerën e iPhone 11 e cila përbëhet nga dy sensorë: një 12-megapiksel, 26mm f/1.8 dhe një me kënd super të gjerë 12-megapikse f/2.4.

Falë kamerës me kënd të gjerë përdoruesit mund të shohin çfarë ndodhet përtej kornizës së kamerës standarde.

Në anën e softuerit Apple ka prezantuar një procesor të ri imazhi i cili përpunon mbi 1 trilionë operacione për çdo foto. Kompania foli për një teknik të quajtur “pasqyrim semantik” i cili ndryshon ndriçimin e fotove bazuar në subjektet që fokuson.

Kjo e ndihmon të izolojë dhe përmirësojë cilësinë fotove portret që tashmë mund të realizohen edhe me kafshët dhe jo vetëm njerëzit.

iPhone 11 ka një “Modalitet Nate” e cila konkurron me Samsung dhe Google. Duke shkrirë disa imazhe të shkrepura në sfond në një të vetme kombinuar me teknikat e softuerit kompania mund të reduktojë humbjen e cilësisë në dritë të paktë.

Video

Në aspektin e videos, iPhone 11 mund të kapë video 4K me 60fps, të realizojë pamje slow-motion, time-lapse. Ndërfaqja e aplikacionit të videove ka disa ndryshime. Mund të përmendim stilin e regjistrimit të videove në Instagram ku ndërsa shkrepni foto mund të mbani të shtypur butonin për të realizuar video.

Në kamerën frontale Apple ka vendosur një sensor me kënd të gjerë që mund të realizojë video 4K me 30/60fps, madje edhe slow-motion.

Specifikat

Si zakonisht me një telefon të ri Apple sell edhe procesin e ri. Apple A13 Bionic ka procesorin dhe grafikën më të fuqishme të një smartfoni thotë Apple. Në lidhje me baterinë kompania nuk jep detaje me përjashtim të faktit se iPhone 11 zgjat 1 orë më tepër sesa iPhone XR.

Çmimi dhe disponueshmëria

iPhone 11 fillon nga 699 dollarë. Porositë nisën të Premten më 13 Shtator ndërsa telefoni është në dyqane nga data 20 Shtator.

iPhone 11 Pro dhe Pro Max

Dizajni

Ndryshe nga iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe Pro Max kanë tre kamera të pasme me materiale ndërtimi prej çeliku dhe kapakun e pasmë prej xhami. Telefoni vjen në katër ngjyra: jeshile, gri, bardhë dhe artë.

Ekrani

iPhone 11 Pro ka ekran 5.8-inç ndërsa Pro Max 6.5-inç. Të dy modelet kanë ekran Super Retina OLED me kontrast 2M:1, shkëlqim 1,200nits dhe teknologjinë True Tone. Në fakt kompania e quan këtë ekran Super Retina XDR.

Specifikat

Ashtu si iPhone 11, modelet Pro dhe Pro Max vinë me çipin A13 Bionic. Jetëgjatësia e baterisë në iPhone 11 Pro është katër orë më tepër sesa në iPhone XS ndërsa 11 Pro 5 orë më tepër sesa iPhone XS Max.

Kamera

Ai që vodhi shfaqjen e iPhone 11 ishte padyshim kamera, ose sistemi i kamerave të iPhone 11 Pro dhe Pro Max.

Modelet Pro kanë tre kamera të pasme 12-megapiksel secila: një me kënd të gjerë 26mm, një telefoto 52mm dhe një me kënd super të gjerë 13mm. Kjo e fundit kap një fushëpamje prej 120 gradë.

Sistemi i kamerave ka edhe një funksion të ri quajtur Deep Fusion. Ky funksion kap nëntë imazhe të cilat procesori i imazhit dhe motori neural i kombinojnë piksel pas pikseli në një imazh falë fuqisë A13 Bionic.

Apple thotë se kamera janë kalibruar nga fabrika në mënyrë që kur të kaloni mes sensorëve të mos ketë ndryshime në ekspozim, fokus dhe temperaturë ngjyrash.

Çmimi dhe disponueshmëria

iPhone 11 Pro fillon nga 999 dollarë ndërsa iPhone 11 Pro Max 1,099 dollarë. Porositë nisin të Premten më 13 Shtator ndërsa dërgesat më 20 Shtator. /PCWorld Albanian