Këto janë plazhet më të mira të rivierës Shqiptare

Për momentin, Palasa mbetet një vend i përsosur për ata që duan t’i shmangin turmat e njerëzve. Në këtë plazh mund të bëni kamping dhe të notoni në ujin e pastër.

Bregdeti i Shqipërisë ka ndryshuar shumë viteve të fundit, megjithatë ka shumë arsye se përse duhet ta vizitoni dhe eksploroni bregun magjepsës të Shqipërisë, aty ku takohen deti Jon me atë Adriatik. Prestigjozja “Lonely Planet” ka publikuar një artikull për plazhet më të mira të Shqipërisë të cilat janë të mahnitshme.

Plazhi i Dhërmisë është ndër më të njohurit në Shqipëri – një vend ku rëra është me gurë të bardhë dhe deti mban ngjyrë të kaltër të mbyllur.

Për momentin, Palasa mbetet një vend i përsosur për ata që duan t’i shmangin turmat e njerëzve. Në këtë plazh mund të bëni kamping dhe të notoni në ujin e pastër.

Në jug të Sarandës gjendet Ksamili – një destinacion i përsosur në kufi me Greqinë. Në tre ishujt që gjenden në këtë det mund të shkoni duke notuar ose me barkë. Ky vend është një qendër e madhe turizmi për vendasit dhe mbushet me njerëz gjatë verës.

Ky është një tjetër bregdet i mahnitshëm të cilin duhet ta vizitoni në Shqipëri. Perëndimet e diellit janë të mahnitshme, ndërkaq gjatë ditës mund të freskoheni në ujin e kristaltë të këtij plazhi.

Pavarësisht zhvillimit në dekadën e fundit, ky vend ende nuk e ka humbur sharmin, ndonëse gjatë verës mbushet me njerëz.

Bregdeti 7-kilomterësh i Borshit ju ofron një pamje të mrekullueshme, por më e jashtëzakonshmja rreth këtij plazhi është se turizmi shumë pak e ka prekur këtë vend pavarësisht komunitetit të rëndësishëm dhe industrisë së prodhimit të vajit të ullirit. /Gazeta Mapo