Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi zgjodhën sot në mëngjes qeverinë e re.
Për zgjedhjen e Qeverisë së re votuan gjithsej 66 deputetë, nga të cilët 46 ishin pro, 19 kundër dhe një abstenoi.
Kryeministër është lideri i Lëvizjes Evropa Tani (PES) Milojko Spajiç.
Në mesin e tyre janë edhe tre ministra shqiptarë.
Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike.
Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.