Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi rezolutën e propozuar nga SHBA dhe Shqipëria, Ministrja Xhaçka: Bota nuk do të heshtë!

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xxhaçka ka reaguar pasi në OKB është miratuar rezoluta për dërgimin e çështjes së Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për një seancë të posaçme urgjente për shkak të bllokimit të anëtarëve të përhershëm në këshill.

Xhaçka shkruan se bota nuk do të heshtë dhe se Rusia është e izoluar.

“Miratimi i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria&SHBA. Sesioni Special i Emergjencës i #UNGA i mbështetur nga 11 anëtarë të OKB-së.Edhe një herë Rusia është e izoluar ashtu siç duhet. Bota nuk do të heshtë”- shkruan ministrja në Twitter.