Kreu i SPAK , Arben Kraja, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, u shpreh se ka korrupsion e pastrim parash në të gjitha strukturat, dhe për ta luftuar duhet koordinim i gjithanshëm.
“Kemi rezolutë të Kuvendit rekomandim të këshillit të ministrave mbi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kemi vendosur marrëveshje bashkëpunimi me të gjithë jo vetëm me prokurorin e përgjithshëm. Të forcohet siguria dhe garancia e strukturës në vazhdim të pavarësisë që ajo ka për të dhënë produkte sa më pozitive. Propozimet janë bërë me qëllimin e mirë për ta forcuar strukturën“, tha Kraja.
A ka korrupsion, a ka pastrim parash? Si është perceptimi?
“Nga ajo që shohim ne përditë ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha strukturat e në të gjitha fushat. Janë fenomene që e shoqërojnë shoqërinë shqiptare për një kohë të gjatë. Duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet koordinim i gjithanshëm”, shtoi Kraja.