Këshilli i Evropës shqyrton të drejtën e votës së Rusisë

Këshilli i Evropës pritet që sot të vendosë nëse do të mbajë pezullimin në fuqi ose do ti rikthejë Rusisë të drejtën e votës

Këshilli i Evropës është mbledhur në një takim ministror në Helsinki të Finlandës për të shqyrtuar mundësinë që Rusisë t’i kthejë të drejtën e votës tek mbikëqyrësi kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i pezulloi Rusisë të drejtën e votës pas aneksimit që ja bëri Gadishullit të Krimesë në Ukrainë në vitin 2014, një veprim të cilin Ukraina, por dhe pothuajse e gjithë bota e konsiderojnë si të paligjshëm.

Këshilli i Evropës pritet që sot të vendosë nëse do të mbajë pezullimin në fuqi ose do ti rikthejë Rusisë të drejtën e votës.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, të enjten, papritur anuloi pjesëmarrjen e tij në takimin në Finlandë, meqë Ukraina pret rikthimin e votës.