Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit: OKB-ja të ndërhyjë kundër sulmeve të huthitëve në Detin e Kuq

Kreu i GCC-së u bëri thirrje sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe UNSC-së që të ushtrojnë kompetencat e tyre politike dhe ligjore për t’u dhënë fund sulmeve të huthitëve...

ekretari i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit për Shtetet Arabe të Gjirit (GCC), Abdullatif bin Rashid al-Zayani, i bëri thirrje të premten Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNSC) që të ndërhyjë për t’u dhënë fund sulmeve të huthitëve, të cilët kontrollojnë pjesërisht qeverinë në Jemen, kundër transportit ndërkombëtar detar në Detin e Kuq.

Në një komunikatë të shkruar rreth sulmeve huthite të së mërkurës kundër dy anijeve cisternë (me naftë) në pronësi të Arabisë Saudite, Al-Zayani i dënoi sulmet në fjalë duke i cilësuar ato si “akte terroriste frikacake” që zbulojnë kërcënimin e huthitëve mbi tregtinë ndërkombëtare dhe sigurinë rajonale në Detin e Kuq.

Kreu i GCC-së u bëri thirrje sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe UNSC-së që të ushtrojnë kompetencat e tyre politike dhe ligjore për t’u dhënë fund sulmeve të huthitëve.

Të mërkurën, kanali informativ saudit, “Al-Ekhbariya”, njoftoi se “një anije cisternë në pronësi të Arabisë Saudite ishte bërë pre e një sulmi terrorist në Detin e Kuq”; por më vonë ky lajm u korrigjua duke nënvizuar se anijet e sulmuara ishin dy./TRT