Këputen “Fijet” në Tiranë, çmontohen 155 kamera, nën hetim 37 persona
155 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin janë çmontuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Fijet” Në fazën e 9 të këtij operacioni janë vënë nën hetim 37 shtetas të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme Kamerat janë çmontuar në rrugët: “Mustafa Grablleshi”, “Pasho Hysa”, “Gani Domi”, “Muharrem…

155 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin janë çmontuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Fijet”
Në fazën e 9 të këtij operacioni janë vënë nën hetim 37 shtetas të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme
Kamerat janë çmontuar në rrugët: “Mustafa Grablleshi”, “Pasho Hysa”, “Gani Domi”, “Muharrem Zalli”, “Sali Nivica”, “Mihal Grameno”, “Brigada 8”, “Ylbere Bylykbashi”, “Irfan Tomini”, “Anastas Shundi”, “Shyqyri Berxolli”, “Jusuf Gervalla”, “Maliq Muço”, “Sulejman Pasha”, “Myslym Keta”, “Thoma Filipeu”, “5 Maji”, “Ali Baushi”, “Dalip Topi”, “Kongresi i Manastirit”, “Skënder Vila”, “Muhamet Deliu”, “Qemal Stafa”, “Besa”, “Marie Logoreci”, “Sarina”, “Kasem Qafzezi”, bulevardin “Bajram Curri”, Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë çmontuar 155 kamera”
Ndërkohë në hetim janë vendosur shtetasit: B. M., E. K., V. D., R. K., D. M. (D)., I. O., I. S., Gj. C., G. S., B. S., L. F., F. K., E. M., R. Ç., B. S., F. D., E. M., G. Ç., L. D., E. D., E. M., E. P., B. M., Z. K., Sh. Sh., A. M., A. Sh., Sh. A., A. D., A. D., U. M., F. I., A. A., E. E., K. B., E. M. dhe A. A.”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.