KE: Dorëheqja e ministrit britanik për Brexit jo problem për BE-në

Dorëheqja e ministrit të Brexit, David Davis nuk është një problem për Bashkimin Europian, konfirmoi sot zëdhënësi i Komisionit Europian.

Dorëheqja e ministrit të Brexit, David Davis nuk është një problem për Bashkimin Europian, konfirmoi sot zëdhënësi i Komisionit Europian.

I pyetur nëse një dorëheqje në një nivel të tillë politik ishte një problem, zëdhënësi i ekzekutivit europian, Margaritis Schinas u përgjigj se nuk ishte problem.

“Ne do të vazhdojmë të negociojmë me kryeministren May dhe negociatorët britanikë”, shtoi ai në një konferencë shtypi.

Ministri britanik i ngarkuar me Brexit, David Davis dha dje dorëheqjen, dy ditë pasi kryeministrja, Theresa May kishte marrë dakordësinë e qeverisë për të propozuar mbajtjen e një marrëdhënieje tregtare të ngushtë post-Brexit me BE-në, njoftuan BBC dhe agjencia e lajmeve PA.